Lanë ventilatorin ndezur, përfshihet nga flakët shtëpia

Lanë ventilatorin ndezur, përfshihet nga flakët shtëpia

10:50, 22/07/2024
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur neutralizimi i flakëve.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodheshin njerëz. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale.

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco