Skandali te Onkologjiku/ SPAK kërkon informacione për hetimin pasuror

Skandali te Onkologjiku/ SPAK kërkon informacione për hetimin pasuror

10:47, 22/07/2024
A+ Aa A-

Të mërkurën e ardhshme, mjekët e Spitalit Onkologjik, të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore, do të dalin para Gjykatës së Posaçme.

Masat e sigurisë do të rivlerësohen në orën 10:00.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe asetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror.

Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret kjo aparaturë duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës, por pajisja, sipas akuzës, u vendos jashtë kushteve teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco