Gazetari: Guvernatori i përfshirë në mikrokredi - pronar shoqërie një i afërm i tij që punonte në pastrim-gjelbërim!

Gazetari: Guvernatori i përfshirë në mikrokredi - pronar shoqërie një i afërm i tij që punonte në pastrim-gjelbërim!

10:31, 22/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Elio Laze ka sqaruar sot disa detaje domethënëse mbi skemën e zhvatësve Olsi Ibro dhe Arben Meskuti të qindra-mijë qytetarëve shqiptarë nëpërmjet biznesit të tyre të mikrokredive.

Laze ka zbuluar profilin e dyshimtë të njerit prej “skenaristëve”, Arben Meskutit i cili ndodhet në burg, kurse ortaku i tij Olsi Ibro vrau veten të shtunën duke u hedhur nga një pallat në Tiranë. Meskuti dikur ishte një shofer taksie në SHBA...

Gazetari ka depërtuar më thellë në histori duke zbuluar fakte se edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është i përfshirë në skemën e mikrokredive që rezultuan biznes kriminal nëpërmjet një të afërmi të tij, dje ish-punonjës pastrim-gjelbërim dhe sot çuditërisht drejtor i një shoqërie mikrokredish.

Z. Elio Laze ishte i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV lidhur me misteret e vetëvrasjes së Ibros e ku ndër të tjera tregoi si më poshtë.

“Jam dakord me av. Kujtim Cakranin, i cili thotë se kjo duhet trajtuar si një vrasje dhe duhet parë se kush apo cilat ishin rrethanat që e shtynë personin, nëse në fund fare e bëri me vullnetin e vet, - tha gazetari.

Si fillim, më lejoni të saktësoj diçka që kjo histori ka nisur vetvetiu që në minutat e para të mbushet akoma me më shumë mister. Ka një lajm të pavërtetë dalë rreth kësaj historie. Flitet që i ndjeri Olsi Ibro ka konsumuar fotoksinë përpara se të ngjitej dhe të kryente aktin e fundit. Kjo nuk është e vërtet: as ka qenë në makinë, as ka ndenjur poshtë pallatit dhe as ka konsumuar fotoksinë!  I ndjeri, nga ai pallat, thjesht dihet që ka hipur dhe ka rënë.

Për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo gjë apo se si është e gjithë historia dhe pse jemi në këtë ditë,  kjo është një histori më komplekse për të cilën do t’ju kërkoj leje që ta shpjegoj.

Ideja është: kush ishin këta djem, Olsi Ibro dhe Arben Meskuti, i cili sot është në burg, kokat e gjithë kësaj skeme që quajmë.  Arben Meskuti, i cili sot është në burg, ka qenë një shofer “Uber” diku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit ose në Miçigan.

U kthye në Shqipëri, mori një licensë avokati, të cilën ia hoqën për shkelje të ndryshme. Pas licencës së avokatit, mori një licensë përmbarimi, të cilën ia hoqën dhe duke qenë se ia hoqën këto licenca për shkelje të ndryshme, shteti i tha “hajde se të japim licensë mikrokredie”!!!

Kështu ka nisur kjo histori.

Image

Foto: Majtas, i ndjeri Olsi Ibro, vrau veten të shtunën. - Djathtas, Arben Meskuti që gjendet në burg,

Sigurisht që këtë skemë, MCA – ADCA e nisi pa diskutim Olsi Ibro me Arben Meskutin. Se ku i mësuam dhe se si kjo është për t’u parë. Por problemi është se kalon shumë herë më larg se këta.

Për mua, nëse nuk do të ishte një prokurore, një zonjë e nderuar të cilën Vetting në fillim e hoqi dhe më pas Strasburgu e riktheu, që quhet Antoneta Sevdari...  Zonja Sevdari po bën një punë heroike duke zbërthyer komplet këtë dosje. Janë dy prokurori që po merren, është SPAK dhe Prokuroria e Tiranës që po hetojnë paralelisht MCA-ADCA dhe gjithë skemën e mikrokredive.

Këtu kemi dhe një element tjetër.

Pikërisht për këto ngjarje, në fillim për rastin e të ndjerit Pal Trashaj dhe më pas për pasojat e këtyre veprimeve, edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Sejko u thirr në parlament. Në radhë të parë do t’ia kërkojnë ligjvënësit përgjegjësinë, Guvernatorit si Guvernator që është edhe e ka për detyrë, por së dyti, do t’ia kërkojnë sepse Guvernatori vetë si person është i përfshirë në këto skema.

Kjo nuk është akuzë. Akuzë është të shash, po të thuash një fakt nuk është akuzë. Jua shpjegoj unë se ku është i përfshirë Guvernatori. Është kompania Lendal shpk e themeluar në datën 1 nëntor, kryen të njëjtin shërbim, shërbim mikrokrediti.  Pronar është vëllai i kunatit të Guvernatorit të Shqipërisë. Është pronar i Lendal, i cili merret pikërisht me mikrokredi njesoj si institucionet e Arben Meskutit dhe Olsi Ibros.

Vëllai i kunatit që merret me mikrokredi mund të merret, sepse çdo vëlla kunati është i lirë të ushtrojë çdo lloj aktiviteti, por ky vëllai i kunatit tonë për të cilin ne po flasim, nuk ka pasur asnjë histori as financiare, as ekonomike, as biznesi, po vjen nga një punë e nderuar siç është pastrim-gjelbërimi!

Dhe mbi të gjitha, në parlament, para 140 ligjvënësve, z. Sejko gënjeu si derr për rastin e Pal Trashajt dhe tha se pronat e tij janë të zhbllokuara sepse përmbaruesit kanë lëshuar një dokument!

Ku e dinte Guvernatori këtë gjë?! Unë e kam verifikuar dhe pronat e Pal Trashajt në Lezhë vazhdojnë të jenë të bllokuara.  Guvernatori këtu gënjeu në mes të 140 burrave dhe grave!

Po nuk ka vetëm kaq. Po bëhet inventarizimi i dosjeve që ka sekuestruar prokuroria e Tiranës në kompanitë e Olsi Ibros dhe Arben Meskutit. Kanë gjetur pa fund dosje të pronave të sekuestruara të shitura dhe të gjitha pronat janë të kaluara në emrin e ACDA. Këto do t’i kalojnë Agjencisë së Pronave të Sekuestruara. Pra, administratori i gjen aty të bllokuara, pronën tënde, timen e të tjerëve dhe thotë tani “këto janë prona të shtetit”!!!

Pra, si do të vazhdojë historia?!”

Ndiqni në vazhdim gjykimin e gazetarit Elio Laze në videon e SYRI TV.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco