VIDEO/ Shpërthimi në Pogradec/ Banori: Tmerr, na u duk sikur ra pallati

08:40, 22/07/2024
A+ Aa A-

Banorët e një pallati në Pogradec janë tronditur gjatë natës nga një shpërthim i fuqishëm.

Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.

“Ishte ora 2 e 5 se u ngritem për në tualet.

Shpërthim i fuqishëm shumë.

Na u duk sikur ra pallati.

E hëngrën më shumë ato pastrueset.

Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallatit.

Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja.

Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco