Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

Atentat me tritol vëllezërve në Gramsh, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Atentat me tritol vëllezërve në Gramsh, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

19:20, 21/07/2024
A+ Aa A-

Të tjera të dhëna janë bërë publike nga shpërthimi me tritol i një makine në Gramsh, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, Algert dhe Erald Mine.

Sipas ekspertizës së grupit hetimor, vëllezërve u është bërë atentat me tritol, ku si e pasojë shpërthimit, pasagjeri, Erald Mine ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Vëllai tjetër, Algert Mine, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Nga forca e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.
 
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco