Lajmi i fundit

LIVE/ Deputeti i PD Ervin Salianji konferencë për shtyp

VIDEO+EMRI/ Plagosi pas sherrit për xhelozi, arrestohet i riu në Lezhë

19:18, 21/07/2024
A+ Aa A-

Është prangosur disa orë pas ngjarjes, autori i plagosjes së ndodhur në një lokal në plazhin e Tales, në Lezhë.

Burime zyrtare nga Policia thanë se, është ndaluar Ermir Lucaj, 30 vjeç, banues në Rrilë të Lezhës.

Gjatë një sherri për motive xhelozie, në orën 13:30 të mesditës, mbeti i plagosur i riu Alfred Marku, 27-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Plagosi me armë zjarri, për motive të dobëta, 27 vjeçarin, brenda pak orësh vihet në pranga nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën 30 vjeçari dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjeti tip ‘Audi’, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

30 vjeçari pasi  kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco