EMRAT/ Tritol makinës në Gramsh, të plagosur 2 vëllezër

EMRAT/ Tritol makinës në Gramsh, të plagosur 2 vëllezër

18:27, 21/07/2024
A+ Aa A-

Një makinë ka shpërthyer në lëvizje e sipër në Gramsh pasditen e sotme në unazën e qytetit, duke lënë dy persona të plagosur.

Nga burimet për SYRI-n, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Xhile Liçi’, në unazën e qytetit, ku makinatip ‘Ford Focus’ me targa AB 713 JT e shtetasit Algert Mine ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.

Gjithashtu bëhet me dije se në momentin e shpërthimit të automjetit kanë qënë dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine. 

Të plagosurit po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku njëri është marrë me ambulancë dhe tjetri me helikopter. 

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.
 
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco