Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

3 të vdekur dhe 1 i plagosur/ Asnjë person i ndaluar nga policia për vrasjen e trefishtë në Memaliaj

3 të vdekur dhe 1 i plagosur/ Asnjë person i ndaluar nga policia për vrasjen e trefishtë në Memaliaj

17:59, 21/07/2024
A+ Aa A-

Ende asnjë person nuk është ndaluar nga policia si autor i vrasjes së tre fisht të ndodhur në Memaliaj mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën 3 shtetas e 1 tjetër u plagos.

Burime për SYRI TV pohojnë se deri më tani në polici janë shoqëruar mbi 25 persona të afërm por edhe dëshimtar okular por ende asnjë rezultat për kapjen e autorëve, të njëjtat burime thonë se të përfshirë në këtë atentat janë 3 shtetas që kanë ekzekutuar shënjestrën  Shyqo Kalemì, por nuk përjashtohet mumdësia e një personi të 4 i cili i ka ndihmuar për tu larguar nga vendi ku dogjën makinën. 

Operacioni i kërkimit po bëhet në Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Berat.

Në terren, janë angazhuar edhe forcat RENEA. Policia e cila ka sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë, dhe kërkimet e para po përqendrohen tek hakmarrja mes familjeve Kalemi dhe Papa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco