Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

SYRI TV/ Ujërat e zeza në Durrës derdhen në det, asnjë masë për zgjidhjen e situatës

17:03, 21/07/2024
A+ Aa A-

Vijon të mbetet problematike situata në qytetin bregdetar të Durrësit ku kanalet e ujërave të zeza derdhen në det. Kjo ka shkaktuar ndotje masive dhe panoramë aspak tërheqëse për turistët. Por pavarësisht kësaj, asnjë institucion nuk ka marrë masa për mbylljen e kanaleve apo pastrimin ose filtrimin e ujërave të zeza.

Prej vitesh ujërat e zeza në Durrës vijojnë të derdhen në det. Kjo sjell ndotje masive dhe panoramë aspak tërheqëse për turistët. Midis zonës së Plepave dhe Shkëmbit të Kavajës është kanali i ujërave të zeza, i cili derdhet në det. Fare pranë tij janë vendosur çadrat dhe shezlongët për pushuesit. Ky është një ndër kanalet që prej vitesh vijon të derdhë ujërzat e zeza në det, por askush nuk ka marrë masa për ta mbyllur, pastruar apo filtruar ujërat.

Nderkohe që qeveria bën propagandë me turistët, duket se ka harruar infrastrukturën në vendin tone, e cila nuk plotëson as nevojat bazike për një turizëm cilësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco