VIDEO/ Krimi në Memaliaj, pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i 3-fishtë…

08:20, 21/07/2024
A+ Aa A-

Një pellg gjaku në trotuar, ndërsa gjurmët e plumbave janë të dukshme. Video e mëposhtme tregon atë që ka mbetur nga atentati i 3-fishtë që ndodhi në një lokal në Memaliaj, ku viktima mbetën Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga pamjet e siguruara nga Syri tv duket se viktimat ishin në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa janë qëlluar me breshëri armësh. Objektiv i atentatit duket se ishin pjesëtarët e fisit Kalemi.

Policia ka nisur një operacion në të paktën 4 qarqe: Gjirokastër, Vlorë, Berat dhe Fier për të kapur autorët e dyshuar të krimit, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje disa persona që mund të ketnë dijeni mbi ngjarjen, apo konflikte të viktimave me persona të tjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco