Atentati mafioz në Memaliaj, një prej viktimave babai i Andrea Kalemit/ Del sërish në skenë saga e vrasjeve Papa-Sadikaj

Atentati mafioz në Memaliaj, një prej viktimave babai i Andrea Kalemit/ Del sërish në skenë saga e vrasjeve Papa-Sadikaj

07:47, 21/07/2024
A+ Aa A-

Shyqyri Kalemi dyshohet të ketë qenë objektiv i atentatit me armë zjarri ne Memaliaj, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ai është babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtua disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të. Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.

Disa muaj më vonë, në 16 dhjetor 2022 në Tiranë u ekzekutua biznesmeni nga Fieri me banim në Sarandë, Edmond Papa.

Vrasja e tij raportohet se u krye si hakmarrje për ekzekutimin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj.

Andrea Kalemi, vëllai i Zamir Kalemit ka rezultuar në dosjen hetimore të vrasjes së Edmond Papës si person i cili ishte interesuar për eleminimin e biznesmenit nga Saranda.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco