VIDEO/ 'Njeriu i besuar' i Mirela Kumbaros kërcënon gazetarin: Do ta paguash me kokë këtë që bën...

VIDEO/ 'Njeriu i besuar' i Mirela Kumbaros kërcënon gazetarin: Do ta paguash me kokë këtë që bën...

22:30, 20/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari gjirokastrit, Armando Rrapi, ka denoncuar për Syrin një problematikë që lidhet me ujin për vaditje në disa bashki të jugut. Problematika konsiston në mosrespektimin e radhës së ujit të bashkive Libohovë dhe Dropull.

Sipas gazetarit Rrapi këto bashki kanë një marrëveshje që kanali vaditës që merr ujë në liqenin e doftisë përdore gjatë javës nga fermerët e bashkisë Libohovë dhe në fundjavë nga fermerët e Dropullit. Po Kryetari i Këshillit Bashkiak të Libohovës, të cili gazetari Rrapi e akuzon si njeri të besuar të ministres Mirela Kumbaro, duke qenë edhe vetë fermer nuk respekton marrëveshjen dhe gjatë fundjavës ngre prita përgjatë kanlit për të vaditur të mbjellat e tij duke lënë kështu pa ujë fermerët e Dropullit.

Më poshtë denoncimi i gazetarit Armando Rrapi:

Prej disa ditësh po ndjek  një situatë  me fermerë të bashkisë Libohove dhe bashkisë Dropull, për arsye se nuk marrin ujë nga kanali vaditës që quhet V2 që vjen nga Liqeni e doftisë

 Fermerët e Dropullit nuk marin asnjë pikë ujë sepse ju vendosin prita të paligshme dhe hapin vrima në kanalin vaditës!..

Të gjithë këtë situat kaotike e sjell kryetari Këshillit të Bashkisë Libohovës Asim Banushi.

I cili është dhe fermer ky vendos vet prita të paligjshme dhe nuk i pyet fare drejtorin e bordit kullimit Gjirokastër!

Duke e ndjekur prej disa ditësh këtë shqetësim për një TV lokal në Gjirokastër, sot e kapa kryetarin e këshillit tek vedoste prita të kanali vaditës , ku sipas një grafike që kanë vendosur 3 palët Bashkia Libohov, Bashkia Dropull, dhe Bordi i Kullimit, kanë caktuar që nga e hëna në të premte, uji i takon fermërve të Libohovës.

Ndërsa të shtunë dhe të diel ju takon fermerëve të Dropullit.

Sot që radhën e kishte bashkia Dropull, kryetari i Këshillit, Asim Banushi, ishte futur vetë në kanal dhe vendoste prita të jashtligjshme për të mos shkuar ujë në bashkinë Dropull.

Dhe duke e monitoruar sot personalisht  kanalin vaditës V2 gjej brenda në kanal

 Asim Banushin, Kryetarin e Këshillit Libohovë, nxora tel ju prezantova gazetar, dhe filloj ta filmoj, ai u afrua dhe filloi të më kërcënojë me fjalë se do ta paguash me kokë me këtë që bën, duke më shtyrë, dhe duke thënë se  unë bëj çfarë më do qejfi nuk pyes për kontrata....

Fermerët e Libobovës privatisht më janë shprehur se Kryetari aktual Nardi Hide është kukull para këtij! Ata thonë se për krytar njohin Asim Banushin pasi është i besuar i ministres Kumbaro,  dhe prej vitesh bën ligjin në bashkinë Libohovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco