SYRI TV/ Mikrokreditë, raste skandaloze të ankandeve fiktive

15:16, 20/07/2024
A+ Aa A-

Zbulohen raste skandaloze të mashtrimit të qytetarëve nga kompanitë e mikrokredive. Një prej rasteve është ai i familjes Koka nga Bërzhita e Tiranës, të cilëve iu sekuestrua nga përmbarimi një godinë 130 m2 vetëm për 2 mijë euro. një tjetër rast skandaloz është ai i grabitjes së një ndërtese 180 metër katororë në Tiranë, ku kompania e mikrokredive e mori nga përmbarimi për vetëm 1 milionë lekë. Deri më tani, besohet se mbi 100 mijë persona kanë rënë pre e skemës së mashtrimit me mikrokreditë.

SYTE TV

Bashkëshortët Koka nga Bërzhita e Tiranës kishin marrë kredi tek një nga institucionet financiare që operojnë në tregun vendas. Në vitin 2022 ata kishin mbetur pa shlyer shumën rreth 22 mijë lekë të reja.

Në prill të atij viti, një përmbarues privat sekuestron pasurinë e tyre, një ndërtesë 130 metra katrorë, me vlerë qindra herë më e lartë se sa detyrimi i kredisë.

Në vijim, përmbaruesi e nxjerr pronën e families Koka në ankand. Rezulton që nuk ka asnjë ofertues dhe godina i kalon shoqërisë së mikrokreditit, MCA, për shumën minimale prej 238 mijë lekë të reja.

Ky është një nga të paktën 11 ankandet, të dyshuara fiktive nga Prokuroria e Tiranës, me organizatorë përmbarues të ndryshëm dhe shoqëritë e mikro-kreditit, "MCA" dhe "Final".

Në një rast tjetër, familjarëve Mema, po nga Tirana, u sekuestrohet një godinë 182 m2, për një detyrim të pashlyer, në vlerë 892 mijë lekë.

Kjo pronë shiter në një ankand të dyshuar fiktive, ku përfituesi fundor është sërish shoqëria e mikrokreditit, "MCA", e cila e regjistroi si pronë të saj pasi pagoi vetëm 953 mijë lekë për një pronë që mund të përllogaritet në dhjetra mijëra euro.

Bazuar në këto veprime të dyshimta, Prokuroria e Tiranës njoftoi këtë të premte se ka vendosur nën sekuestro kuotat e shoqërive "MCA" dhe "Final".

Më herët, prokurorët e kryeqytetit kanë lëshuar urdhër arrested për administratorët dhe drejtuesit e këtyre shoqërive mikrokreditit, si edhe për disa përmbarues, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtrimi massive.

Besohet se nga kjo skemë janë mashtruar deri në 100 mijë persona, por Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, e konsideroi të ekzagjeruar këtë shifër gjatë një raportimi në Kuvend.

Afera e mikrokredive është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, por edhe nga SPAK.

Kjo e fundit u detyrua pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme që të verifikojë edhe rolin e Guvernatorit Sejko dhe Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë në kontrollin e këtyre shoqërive të mikrokreditit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco