Fier/ 32-vjeçari godet me thikë të moshuarën

Fier/ 32-vjeçari godet me thikë të moshuarën

10:26, 20/07/2024
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar ka goditur me thikë një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Zhupan të Fierit. 70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan,  Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila  ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco