Vetëvritet duke u hedhur nga pallati një nga të akuzuarit për skemën e zhvatjes me mikrokreditë Olsi Ibro

Vetëvritet duke u hedhur nga pallati një nga të akuzuarit për skemën e zhvatjes me mikrokreditë

10:06, 20/07/2024
A+ Aa A-

Olsi Ibro, 46 vjeç, një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë, ka vrarë veten duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën ‘Ramazan Shijaku’ pranë stacionit të Trenit në Tiranë. Vetëvrasja ndodhi një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të cilat abuzuan rëndë me kredimarrësit. 

Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, pjesë e skemës së zhvatjes. Bashkëshortja e tij, Elda Ibro, ishte administratore e Micro Credit Albania.

Policia e Tiranës njoftoi paraprakisht se "më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco