VIDEO/ Stuhia shkakton probleme në Berat, era shkul pemët, rrufetë ndezin zjarre

21:51, 19/07/2024
A+ Aa A-

Dy zjarre të njëpasnjëshëm kanë rënë sot në Berat.Zjarri i parë u shfaq në lagjen "Uznovë e madhe" në dalje të qytetit të Beratit dhe i favorizuar nga era u shtri në një sipërfaqe të konsiderueshme. Pasi zjarri vu shpejt në kontrroll nga zjarrëfikësit,një tjetër zjarr i madh u shfaq në Malin Shpirag,zjarr ky që u shkaktua nga shkarkesa e një rrufeje.

Në zonë shkuan shërbimet zjarrëfikëse,me 8 efektivë dhe 3 mjete dhe në një kohë të shkurtër lokalizuan flakët dhe kryen fikjen e plotë të zjarrit.Si pasojë e zjarrit në malin Shpirag,zjarr që u shkaktua nga shkarkesa e një rrufeje,u dogj një sipërfaqe 300 m2 me shkurre e bimësi,ndërkohë që në lagjen "Uznovë e madhe",ku zjarri ishte i qëllimishëm,u dogj një sipërfaqe rreth 600 m2 me shkurre e ferra.

 

Problematike situata është paraqitur në qytet,si pasojë e stuhisë së erës dhe shiut,që përfshoi qytetin rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme.Stuhija u shoqërua me pemë e shtylla të rrëzuara dhe me bllokime rrugësh në disa zona ku pemët ranë në rrugë,siç kanë qënë rruga Spital-Uznovë,Kombinat-Dogana,Stadiumi i ri-Tregu Induatrial etj.

Fatmirërisht,falë daljen në terren të të gjitha mjeteve zjarrëfikëse dhe efektivëve të saj,situata u normalizuar shpjet,duke u mundësuar heqja e pemëve e zhbllokimet e rrugëve si dhe tërheqja e ujit nga rruga në disa zona në periferi të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco