Erdhi në Tiranë për të takur një vajzë, u rrah nga i dashuri, ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

Erdhi në Tiranë për të takur një vajzë, u rrah nga i dashuri, ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

18:26, 19/07/2024
A+ Aa A-

42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso nuk ka mundur t’i mbijetojë  dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet, pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.

Kujtomë se 42-vjeçari u gjet me plagë të shumta mëngjesin e 16 korrikut në Tiranë.

Kaso foli në Instagram me një vajzë që bashkëjetonte me Gjeleshin.

Pas disa komunikimesh lanë takim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, por në vendin e takimit, Kasos nuk i doli vajza po Bajram Gjeleshi që e dhunoi.

Policia e kanë shpallur në kërkim Bajram Gjeleshi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco