SYRI TV/ Fshati Greshnicë në Mallakastër 2 muaj pa ujë, banorët: Uji në çezma vjen 30 minuta, nuk mjafton

17:53, 19/07/2024
A+ Aa A-

300 banorë të fshatit Greshnicë të Mallakstrës po i kalojnë temperaturat e larta, pa ujë të pishëm. Ata furnizohen me ujë vetëm 30 minuta, duke mos plotësuar as nevojat jetike. Banorët thonë se janë taksapagues të regullt por bashkia po i faturon pa u dhënë shërbimin, ndërsa shkak për këtë problem sipas tyre është bërë rrjeti i ri i ujësjellësit.

SYRI TV

Teksa temperaturat në vend janë të larta, banorët e fshatit Greshnicë të Mallakstrës prej 2 muajsh vuajnë mungesën e ujit të pishëm. Ata thonë se shtëpitë e tyre furnizohen me uje vetem 30 minuta në ditë duke mos mbuluar as nevojat jetike. Banorët detyrohen të mbushin ujë me krahë në fqinjët që kanë puse, ndërsa shkak për mungesën e ujit të pijshëm sipas tyre është bërë ndryshimi i ujësjellësit të ri.

Banorët thonë se faturat ujit e paguajnë rregullisht por bashkia nuk u ofron shërbimin, ndërsa bëjnë kërkesë për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

Në këtë fshat jetojnë rreth 300 banorë, të cilët po i kalojnë temperaturat e nxehta pa ujë të pijshëm në çezmat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco