SYRI TV/ Mashtrimi me Mikrokreditë, sekuestrohen 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'

16:55, 19/07/2024
A+ Aa A-

Micro Credit Albania dhe Final janë vënë në sekuestro nga e Tiranës pasi kanë mashtruar qytetarët duke i vjedhur dhe zhvatur dhjetëra miliona euro. Sipas hetimit të organit të akuzës, këto shoqëri kërcënonin dhe përndiqnin kreditorët duke i sekuestruar llogaritë bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik. Ndërkohë, burimet konfirmuan që priten edhe disa urdhër arreste për një sërë persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Prokuroria e Tiranës Micro Credit Albania dhe Final, përmes të cilave mijëra qytetarë debitor në banka, përballeshin me fryrje deri në 500 fish të shumave të kredive që kishin marrë teksa burime të besueshme konfirmuan se në ditët në vijim, priten edhe urdhër arreste.  Organi i akuzës ka vënë sekuestro preventive mbi kuotat dhe asetet, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie të personit juridik - Micro Credit Albania, i dyshuar mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe me të njëjtën akuzës edhe të personit juridik “Final". Nga hetimet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e ekspertëve vlerësues, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të  tyre, aktivitetit të  blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

SYRI TV

“Shoqëritë dhe personat nën hetim  në mënyrë abuzive kanë përdorur të  dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme duke përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e  debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme  dhe jo vetëm me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.

Duke përdorur gënjeshtrën që konsistonte në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore, sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor.

Duke kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur dhe kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA,  pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive”.

Të gjitha veprimet janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principal të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë  të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat. Dhjetra miliona euro që sipas Prokurorisë iu vidheshin apo zhvateshin qytetarëve investoheshin në aktivitete të tjera nga këto institucione financiare e persona të lidhur me to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco