Shpallen në kërkim burrë e grua në Ksamil/ Zaptuan vijën bregdetare

Shpallen në kërkim burrë e grua në Ksamil/ Zaptuan vijën bregdetare

16:16, 19/07/2024
A+ Aa A-

Shpallen në kërkim burrë e grua në Ksamil. Mësohet se një 54-vjeçare dhe një 60-vjeçar kishin zënë vijën bregdetare duke vendosur çadra e shezlongë pa leje si dhe kishin ndërtuar dy beach bare po ashtu pa leje.

Për pasojë u sekuestruan 411 çadra dhe shezlongë. Gjithashtu ka rezultuar se në subjektin e çiftit, kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve M. P., 54 vjeçe dhe R. P., 60 vjeç (bashkëshortë), banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektoriateve Ndërtimore dhe Policinë Bashkiake Sarandë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga këta dy shtetas, 2 beach bare të ndërtuara pa leje, si dhe 411 çadrat dhe shezlongët tëm vendosura pa lejen përkatëse, të cilat janë hequr dhe sekuestruar duke liruar hapësirën publike në Ksamil.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në subjektin e këtyre dy shtetasve kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco