U arrestuan pas dëshmive të Nuredin Dumanit, GJKKO jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

U arrestuan pas dëshmive të Nuredin Dumanit, GJKKO jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

16:15, 19/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion ka dënuar me 8 vite burg Agron Qafën dhe me 3.4 vite burg Florenc Çekrezin, të cilët janë arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” që u ndërmor nga SPAK pas dëshmive të të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës.

 Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë

Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të

pandehurve Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Eglantina Mikani, Bib Ndreca dhe

Olkeda Lice, me vendimin Nr. 46, datë 19.07.2024 vendosi:

1.            Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale të “Vjedhjes me

dhune”, në dëm të viktimës ****, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të

strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi

strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 139, në lidhje me nenet 28,

pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet

burgim.

1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Qafa për veprën penale “Grup i

strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a,

paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

1.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe

dënimin përfundimisht të të pandehurit Agron Qafa me 12 (dymbëdhjetë) vjet

burgim.

1.3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i

pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

1.4. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat

dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i

pandehuri Agron Qafa ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe

llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

2.            Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Shkatërrimi

i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25 të

Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çekrezi për veprën penale të “Mbajtja

pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në

bashkëpunim të thjeshtë, në dëm të shtetasit ****, parashikuar nga neni 278/1

dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

2.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe

dënimin përfundimisht të të pandehurit Florenc Çekrezi me 5(pesë) vjet burgim.

2.3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i

pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

2.4. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e

të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Florenc

Çekrezi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e

dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.

3.            Provat materiale të disponohen në përfundim të gjykimit të procedimit të lidhur që

gjykohet pranë kësaj gjykate.

4.            Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve si dhe shpenzimet gjyqësore

sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.

5.            Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e

Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga

dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 19.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco