Durrës/ I dënuar me 6 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari

Durrës/ I dënuar me 6 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari

16:01, 19/07/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme një 50-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte dënuar nga gjykata me 6 vite burg.

Marlen Sallahu 50 vjeç është personi i arrestuar, i cili ishtë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi:

I dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco