FOTO/ Akuzohej se vrau policin serb, Daçiç: E kemi vrarë shqiptarin Faton Hajrizi

FOTO/ Akuzohej se vrau policin serb, Daçiç: E kemi vrarë shqiptarin Faton Hajrizi

14:11, 19/07/2024
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

‘Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit më Loznicë’, tha Daçiç.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe.

Faton Hajrizi ka qëlluar disa herë në drejtim të policisë dhe më pas ata kanë kthyer zjarr, shkruan Kurir.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se Faton Hajrizi qëlloi Nikolla Krsmanoviqin dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliq dje në Loznicë.

Autoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas informacioneve të Gazetës “Blic” të Beogradit, Faton Hajrizi ka tentuar të kalojë lumin Drina dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike, “ku prej vitesh fshihen migrantët” në pritje të një “lidhjeje” “për të ikur përtej Drinës.

Siç shkruan Informer, Faton Hajrizi ka qëlluar sërish në drejtim të policisë, për çka edhe ka mbetur i vrarë.

Policia serbe sot në mëngjes e ka shpallë në kërkim Faton Hajrizin si të dyshuarin kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë.

Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportuan se menjëherë pas krimit, i dyshuari është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë, pasi ka kaluar lumin Drina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco