EMRAT/ Plumba për borxhin e djalit, durrsaku i moshuar në gjendje të rëndë

EMRAT/ Plumba për borxhin e djalit, durrsaku i moshuar në gjendje të rëndë

11:02, 19/07/2024
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri tronditi qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e së enjtes kur një 31-vjeçar i identifikuar si Adil Hizdri nga Shijaku ka qëlluar me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda.

Motiv i ngjarjes ka qenë një borxh i pashlyer nga njëri prej djemve të 70-vjeçarit.

Autori i dyshuar është afruar me automjetin e tij, rreth orës 19.30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe është konfliktuar me babanë e personit që i kishte marrë borxh dhe nuk ia kthente prej kohësh.

I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij. Më pas autori ka shkuar në automjetin e ndaluar në mes të rrugës dhe ka marrë pistoletën duke qëlluar disa herë në drejtim të Hundës të cilin e kanë kapur dy plumba.

Një patrullë policore e shërbimeve operacionale dhe atyre Shqiponja që ndodhej në zonë ka reaguar në kohë duke ndaluar 31-vjeçarin që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes. Në polici ai ka pranuar autorësinë e plagosjes dhe motivin e krimit.

Policia gjeti në brendësi të lokalit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në polici është shoqëruar edhe një 56 vjeçar, që ishte bashkë me autorin e dyshuar në momentin kur ndodhi ngjarja.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco