Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

Terrorizoi Korçën duke qëlluar me armë/ 71-vjeçari lihet në 'arrest shtëpie'

Terrorizoi Korçën duke qëlluar me armë/ 71-vjeçari lihet në 'arrest shtëpie'

10:53, 19/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me shtëpi për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës.

Mosha ka qenë ajo që ka bërë që prokuroria të lërkojë masën e arrestit  në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata.

Përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga problrmr të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.

Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërisht zjarr.

Kanë qënë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t'u dorëzuar. Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco