Detaje të reja nga plagosja në Durrës, shkak dyshohet të jetë një borxh mes autorëve

Detaje të reja nga plagosja në Durrës, shkak dyshohet të jetë një borxh mes autorëve

10:24, 19/07/2024
A+ Aa A-

Ngjarja e djeshme në Durrës ku mbeti i plagosur një 70-vjeçar, dyshohet se ka si pikënisje një borxh mes autorëve të përfshirë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë më dije për A2 CNN se 31-vjeçari ka patur një marrëdhënie pune me djalin e të plagosurit, i cili nuk ka shlyer pagesat ndaj autorit të dyshuar.

Pasi nuk ka arritur ta zgjidhë problemin e pagesës me djalin e 70-vjecarit, pasditen e së enjtes, Adil Hizdari ka shkuar te takonte Fadil Hundën. Ky i fundit nuk e ka pritur mirë dhe ka refuzuar t’i jepte paratë që pretendonte 31-vjeçari.

Në këtë moment janë nxehur gjakrat dhe pas një debati të ashpër verbal e më pas fizik, 31-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar tre herë të moshuarin.

Mësohet se 70-vjeçari ka marrë dy plagë në pjesën e bustit, por për fatin e tij të mirë plumbat nuk i kanë prekur organet jetike.

Ai ndodhet ne spitalin e Durrësit nën kujdes intensiv mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin 31-vjeçar, Adil Hizdari, i cili ka deklaruar se këtë akt e ndërmori pasi familja Hunda që e kishte të punësuar nuk pranonte t’i jepte të gjitha paratë që kishin rënë dakord për kryerjen e punës. 31-vjeçari punonte si shofer transporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco