Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

Cani: Vrasja në Loznicë të Serbisë - shumë gjëra të paqarta!

Cani: Vrasja në Loznicë të Serbisë - shumë gjëra të paqarta!

09:42, 19/07/2024
A+ Aa A-

Nga Bahri Cani, DW.

Prej mëngjesit jam duke përcjellë edhe unë ngjarjen me vrasjen e një polici serb (në foto) dhe plagosjen e një tjetri në Loznicë të Serbisë, në afërsi të kufirit me Bosnjë-Hercegovinën. Dhe t’ju them të drejtën shumë gjëra kanë qenë dhe akoma janë të paqarta.

Deri tani dihet saktë vetëm se një polic është vrarë dhe një është plagosur, ndërsa në makinën që po e transportonte vrasësin e dyshuar janë gjetur dokumentat e personit Artan Hajrizi. Por Artani është lajmëruar menjëherë nga Gjermania, ku ka qenë edhe në polici. D.m.th. ai nuk ka qenë në Serbi.

Ai thotë se vëllai i tij Fatoni ia paska vjedhur dokumentat, nga banesa, që i bie se Faton Hajrizi i arratisur nga burgu para pak ditësh paska qenë në Gjermani dhe i paska vjedhur dokumentet, është kthyer pastaj në Kosovë, apo Preshevë, apo ku di unë... dhe prapë ka dashur të kalojë nëpër Serbi, drejt B-H, ku e paska zënë belaja - nëse vërtet ka qenë Fatoni në veturë?

Tani po lexoja edhe një deklaratë të policit të plagosur për mediat serbe ku ka goxha shumë paqartësi dhe është bukur në kundërshtim me deklaratat e para të autoriteteve dhe informacionet e mediave serbe. Ai citohet të ketë thënë madje ata i kanë shkuar mbrapa makinës së dyshuar, e kanë ndalur dhe se policët kanë shtënë edhe me armë në drejtim të vrasësit…

Sidoqoftë, ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq dhe mediat serbe tërë ditën po flasin e shkruajnë për një sulm terrorist. Por sinqerisht, këtu akoma ka tepër mjegull dhe gjëra të paqarta.

Ndaj edhe nuk kam dashur gjatë gjithë ditës të publikojë asnjë informacion, sepse e di që ngjarjet e tilla mund të tensionojnë gjendjen, mund t’ia fusin frikën edhe kalimtarëve normalë, por edhe mërgimtarëve, që udhëtojnë nëpër Serbi.

Prandaj, miq të dashur, më mirë është të presim deri sa nuk sqarohem gjërat dhe të mos bini pre e propagandave dhe rrenave të ndryshme!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco