Ra nga ‘Jet Ski-a’, plagoset 33-vjeçari në Dhërmi

Ra nga ‘Jet Ski-a’, plagoset 33-vjeçari në Dhërmi

16:38, 18/07/2024
A+ Aa A-

Një shtetas 33 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi u ra nga Jet Ski-a duke lundruar në ujërat e Dhërmiut.

Sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari ka qënë së bashku me vëllain e tij dhe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Himarë/ Informacion paraprak

Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco