EMRI/ Vlonjati i vuri flakën lokalit të gruas, pasi ishte në proces divorci

EMRI/ Vlonjati i vuri flakën lokalit të gruas, pasi ishte në proces divorci

14:52, 18/07/2024
A+ Aa A-

Policia në Vlorë ka vënë në pranga 50-vjeçarin Jani Xamaxa që dyshohet se i ka vënë flakën lokalit të bashkëshortes së tij.

Objekti në fjalë u dogj mesditën së mërkurës në fshatin Nartë. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por me zhvillimin e hetimeve rezultoi se zjarrin e kishte vënë 50-vjeçari për motive të dobëta.

Biznesi administrohej nga bashkëshortja e tij me të cilën është në proces divorci.

Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe ku ishte parkuar një automjet, 3 motorë, arka plastike dhe produkte ushqimore.

“Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Flames 2”.

Zbardhet dhe dokumentohet djegia e qëllimshme e një objekti në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një objekti, mesditën e djeshme, në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flames 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. X., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 50-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin lokalit që administron bashkëshortja e tij, shtetasja B. X., me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco