Lajmi i fundit

LIVE/ Banorët nuk ndalin protestat, kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar

VIDEO-EMRI/ Do vrisnin Ines Hajrullën në Vlorë, arrestohet në Spanjë porositësi

10:16, 18/07/2024
A+ Aa A-

I kërkuar për porositjen e dy vrasjeve, që nuk u realizuan, një 47-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga në Spanjë, gjatë operacionit të koduar ‘Rekrutuesi’.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit.

Luzi kishte porositur vrasjen e Ines Hajrullës, por ekzekutori Amarildo Nikolli u arrestua nga policia dhe u bë i penduar. 

Gjatë operacionit ndërkombëtar “Rekrutuesi” në Spanjë u arrestua Leonard Luzi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Si rezultat i operacionit të koduar “Rekrutuesi”, arrestohet në Spanjë, një 47-vjeçar që akuzohet nga GjKKO-ja se rreth 1 vit më parë, në Vlorë, kishte organizuar vrasjen e 2 shtetasve (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë).

Në bazë të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të menjëhershëm të tij, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje, u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutuesi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në Spanjë, shtetasi L. L., 47 vjeç, i lindur në Vlorë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 05.02.2024, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, në bashkëpunim me të tjerë, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H.. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi u arrestua shtetasi A. N., i cili dyshohet se i paguar prej shtetasit L. L., do të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e shtetasit L. L., në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco