Procesi për 'Gërdecin'/ Shtyhet sërish seanca, mungoi një prej ekspertëve

Procesi për 'Gërdecin'/ Shtyhet sërish seanca, mungoi një prej ekspertëve

09:47, 17/07/2024
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore për çështjen e Gërdecit.

Burime bëjnë me dije se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa mungon edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Visha. I pranishëm është vetëm avokati Henrik Ligori.

Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdojë seanca në mungesë të Mediut, kërkësa u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi që ish-ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.

Gjykata relatoi që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët. Në total 113 pyetje janë paraqitur nga mbrojtja e Mediut, ndërkohë në seancë nuk është paraqitur një nga ekspertët.

Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar gjykatën se mungon për arsye shëndetësore.

Gjykata, në kushtet kur eksperti i pestë nuk është paraqitur, vendosi të shtyjë seancën per në 31 korrik.

Gjykata vendos që ekspertët të paraqesin një akt të vetëm me përgjigjet e pyetjeve dhe pyetjet shtesë nga avokatët e Mediut. Sipas gjykatës, përgjigjet duhet të jenë nënshkruar nga 5 ekspertët duke deklaruar se janë nënshkruar në mënyrë kolegjiale.

Gjykata la një afat maksimal prej dy javësh për përgjigjen e pyetjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco