Konfliktohet me bashkatdhetarin për klientët, plagoset rëndë shqiptari në Greqi

Konfliktohet me bashkatdhetarin për klientët, plagoset rëndë shqiptari në Greqi

08:56, 17/07/2024
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në ishullin Kos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike, ku dy shqiptarë janë konfliktuar pasi kanë “pretenduar” të njëjtët klientë.

Menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj.

Dy burrat u përplasën egër, teksa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare i një lokali, arriti të rrahë brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Në fakt, sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë sportist i sporteve marciale në të kaluarën.

Rezultat i sherrit ishte plagosja e rëndë e pronarit të biznesit tjetër, i cili fillimisht u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kos për t’iu dhënë ndihma e parë pasi kishte lëndime në kokë, më pas iu rivlerësua gjendja dhe u dërgua në spitalin e Rodos ku po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv me dëmtime të rënda në tru.

31-vjeçari shqiptar është arrestuar nga Policia dhe ndodhet në paraburgim, si dhe 2 bashkatdhetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në sherr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco