VIDEO/ RENEA futet nga kangjellat, dorëzohet i moshuari që qëllonte me armë

12:51, 16/07/2024
A+ Aa A-

Është dorëzuar Edmond Naska, i moshuari që qëllonte me armë nga ballkoni i banesës së tij në Korçë.

Siç edhe duket në pamje, RENEA ka shkatërruar kangjellat e ballkonit dhe është futur brenda, duke e neutralizuar të moshuarin.

Policia e Korçës

RENEA neutralizon dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij. 

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak. 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se:

Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar. Pas negociatave, 71-vjeçari  është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

]

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco