VIDEO/ I moshuari vazhdon e qëllon, fqinji: Tip i qetë dukej, por kur parkonim makinat tek ballkoni, bëhej agresiv

12:42, 16/07/2024
A+ Aa A-

Në Korçë i moshuari Edmond Naska, 71 vjeç vazhdon të qëllojë herë pas here me armë nga ballkoni i banesës së tij. Forcat RENEA kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet taktike që ti afrohen pallatit ku po ndodh ngjarja në lagjen numër 15 të Korçës.

Ndërkaq, fqinji i Naskës, Markelian Dhimitri, ka treguar se, i moshuari bëhej agresiv kur i parkoheshin makinat tek ballkoni i tij.

‘Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15-10:20. Dëgjuam të shtënat dhe mora gruan dhe fëmijën dhe dolëm jashtë, ikëm se u trembëm.

Në shtëpi ishim dëgjuam ato të shtënat. Banojmë në të njëjtin pallat, në kat të tretë ngjitur me atë. Po unë tip të qetë e dija, po ai s’para dilte, ishte tip i mbyllur. Unë kam tre vite që jetoj këtu, nuk njihja më përpara. Nuk e dinim që ishte tip kaq i rrezikshëm.

Duhet të ndodhte kjo që ta njihnim, shpresoj që të mbyllet për mirë se nuk kthehemi dot në shtëpi me fëmijët. Presim çdo ndodhi.

Tip i qetë më është dukur, më ka ndihmuar dhe për ndonjë gjë nga shtëpia. Skam patur ndonjë problem me të. Ndodhi që shtiu në mëngjes, u trembëm dhe ikëm. Tani nuk mund të kthemi në shtëpi, se kam çupën. Kemi dalë familjarisht jashtë, çupa e vogël është në çerdhe. Jemi të tronditur!

Nganjëherë bëhej dhe agresiv kur parkonim makinat përballë ballkonit. Nuk i linte të parkonin, i shante, ofendonte. Kaq, por nuk e dinim që ishte kaq i dhunshëm.

Armën e shkrehu në ajër ai, dolëm të gjithë, edhe me këta të klinikës. Pastaj u lajmërua dhe policia. Erdhi policia dhe dolëm në atë kohë’, ka treguar Markelian Dhimitri për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco