VIDEO/ RENEA mbërrin në Korçë, i moshuari vazhdon e qëllon me armë

12:14, 16/07/2024
A+ Aa A-

Ndërsa i moshuari Edmond Naska, 71 vjeç vazhdon e qëllon me armë nga banesa e tij në lagjen 15 të Korçës, RENEA ka mbërritur në qytetin juglindor.

Një skuadër e forcave speciale ka mbërritur në Korçë me helikopter, dhe do të negociojë me të moshuarin që ai të vetëdorëzohet.

Siç edhe duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Sidorela Xhomaqi, RENEA ka mbërritur e kompletuar në Korçë edhe me snajper.

Ndërkohë priten zhvillime në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia lokale ka rrethuar zonën nga ku i moshuari qëllon me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco