Identifikohet autori i dhunës së rëndë ndaj 42-vjeçarit që ndodhet në koma

Identifikohet autori i dhunës së rëndë ndaj 42-vjeçarit që ndodhet në koma

11:57, 16/07/2024
A+ Aa A-

Është identifikuar autori i dhunës ndaj 42-vjeçarit Rigels Kaso, nga Bilishti, por që u gjet me plagë të shumta mëngjesin e djeshmë në Tiranë.

Policia ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ditën e djeshme dhunoi Rigels Kason, 42-vjeçarin nga Bilishti.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim Bajram Gjeleshi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën "Sokrat Miho", dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco