Shtyhet sërish me 10 ditë hapja e kampit të refugjatëve në Lezhë

Shtyhet sërish me 10 ditë hapja e kampit të refugjatëve në Lezhë

11:07, 16/07/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Shtyhet 10 ditë hapja e qendrave të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër.

Telekom Italia ngarkohet nga Ministria Italiane e Drejtësisë për realizimin e shërbimeve teknike e sistemin e konferencave audio e video mes Qendrës në azilantëve në Gjadër e sallës së seksionit civil- emigracion në Gjykatën e Romës.

Shtëpitë e strehimit për azilkërkuesit që do të pozicionohen në kampin e Gjadrit mbërrijnë në Shqipëri në fund të muajit korrik e do duhen të paktën 10 ditë për montimin e tyre.

Ndryshe sa kishte deklaruar Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës në Gjadër më 5 qershor 2024, se ‘kampet e emigrantëve në Shqipëri do të jetë operative më 1 gusht’, ekspertët teknikë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Romës e cila ka kompetencat për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve, deklarojnë se do të duhen të paktën 10 ditë të tjera pas datës zyrtare të hapjes së tyre, pra 1 gushtit.

Shtëpitë e parafabrikuara për strehimin e emigrantëve do të mbërrijnë në Shqipëri më 30 korrik e më pas do të duhen të paktën 10 ditë për montimin e përshtatshmërinë e tyre në shërbim të jetesës së azilkërkuesve.

Image

Ndërkohë në Gjykatën e Romës, puna vijon me montimin e 10 mega ekranëve që do të shërbejnë për të shqyrtuar në videokonferencë nga Gjadri kërkesat e azil të emigrantëve-

Sektori i emigracionit pranë Gjykatës së Romës ka rritur numrin e gjykatësve që merren me shqyrtimin e këtyre procedurave nga 15 në 22.

Emigrantët që do të mbërrijnë në Shqipëri do të transportohen gjatë javëve të para nga një anije e flotës ushtarake italiane, për të kaluar më pas në shërbim detar privat.

Prej 15 shtatori më 15 nëntor, shteti italian do të paguaj 13.5 milionë euro një anije të një kompanie private që do të transportojë emigrantët nga ujërat territoriale në Portin e Shëngjinit.

Pakti mes Romës e Tiranës është bazuar në normativën ligjore të procedurës së përshpejtuar të shqyrtimit të kërkesave e që parashikon se emigrantët e mbërritur nga vende të konsideruara të sigurta mund të mos qëndrojnë në kampe por të jenë të lirë deri në pritje të përgjigjes së kërkesës për azil, kundrejt një kaucioni prej gati 5000 euro që do i paguajnë shtetit italian.

E brenda 28 ditëve autoritetet italiane duhet të shqyrtojnë kërkesat e tyre.

Me një procedurë negociuese pa tenderim, Ministria Italiane e Drejtësisë ka ngarkuar kompaninë Telekom Italia për të kryer shërbimin e asistencës teknike multimediale e realizimin e konferencave audio e video me emigrantëve e Gjykatës së Romë.

Kosto e këtij shërbimi do të jetë 1.160.968,00 euro e afati kohor i marrëveshjes 5 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco