EMRI/ U kap duke shitur kokainë, dënohet me 2.8 vite burg shqiptari

EMRI/ U kap duke shitur kokainë, dënohet me 2.8 vite burg shqiptari

10:59, 16/07/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar është dënuar me dy vite e tetë muaj burg në Angli, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Mirban Pashën, 34 vjeç, i cili ra në pranga më 30 mars të këtij viti pas kontrolli të rastësishëm.

34-vjeçari shqiptar, i cili banonte në zonën e Sudbury, u deklarua fajtor për posedim dhe shitje të drogës, përkatësisht kokainë, ku iu sekuestrua edhe një sasi e madhe parash.

Të premten më 12 korrik, Gjykatën e Ipswich Crown e dënoi atë 28 muaj burg për posedim dhe shitje droge, dhe katër muaj të tjera për posedim të pasurisë të përfituar nga krimi.

Kur u arrestua në muajin mars, policia angleze ushtroi kontroll në zonën ku ai banonte, dhe gjeti një sasi të madhe drogë dhe mbi 8 mijë e 700 paund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco