Korçë, një i moshuar qëlloi me armë në rrugë, më pas mbyllet në banesë

Korçë, një i moshuar qëlloi me armë në rrugë, më pas mbyllet në banesë

10:50, 16/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen 15 të qytetit.

Nga të dhënat e para mësohet se, një i moshuar ka qëlluar me armë në rrugë pranë pallatit të tij dhe më pas është mbyllur në banesën e tij.

Edhe nga aty ka qëlluar me armë, duke vënë në alarm policinë.

Nuk ka informacione për të plagosur.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera, por policia ka nisur negociatat me të moshuarin, që të dorëzohet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco