Vapa i merr jetën 72-vjeçarit, u gjet i vdekur në parcelën pranë banesës

Vapa i merr jetën 72-vjeçarit, u gjet i vdekur në parcelën pranë banesës

10:41, 16/07/2024
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i një 72-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në një parcelë të mbjellë në Memaliaj.

Siç bëhet e ditur, vapa dyshohet se i ka marrë jetën 72-vjeçarit me inicialet S. M., i cili është gjendur i pajetë para 1 ore nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Memaliajt dhe duket se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta të ajrit mëngjesin e sotëm.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, 72-vjeçari nuk kishte shenja dhune që të mund të dyshohej për krim, por konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasoje e temperaturave të larta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco