VIDEO/ Sherri masiv me policinë në Vlorë, burg për dy vëllezërit

09:54, 16/07/2024
A+ Aa A-

Dy vëllezërit Pashaj, të cilët dhunuan dy efektivët e Vlorës, janë lënë burg.

Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj u paraqitën sot në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa gjyqtari Artan Ciraga pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.

Të dy vëllezërit u konfliktuan më 13 korrik me policët në zonën e Lungomares dhe ushtruan dhunë ndaj tyre për shkak të detyrës.

Policët kishin ndaluar një person me skuter për t’i vënë gjobë pasi e kishin konstatuar kundravjatje, por në ato moment dy vëllezërit që ishin pronarë të biznesit të skuterëve me qira, kanë dhunuar dy policët, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ata ushtronin aktivitetin e tyre pa licence duke zaptuar hapësirën publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco