E dehur në timon, 26-vjeçarja nga Tirana merr para dy makina

E dehur në timon, 26-vjeçarja nga Tirana merr para dy makina

09:26, 16/07/2024
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçare, e cila në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Anton Lufi”.

E reja me inicialet A.B, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

Më pas, nga inercia, automjeti i shtetases A. B., është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco