SYRI TV/ Fluks pacientësh në spitalin e Fierit, mjekët: Mos levizni në orët e pikut

20:07, 15/07/2024
A+ Aa A-

Rritja e temperaturave deri në ekstrem ka shtuar fluksin e vizitave në spitalet rajonale të vendit. Spitali i Fierit po përballet me numër të lartë të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Ndërkohë mjekët specialist apelojnë qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike të kenë kujdes të shtuar dhe të mos levizin në orët e pikut, pasi përballja me temperatura të larta mund t’i cojë deri në fatalitet.

SYRI TV

Temperaturat e larta mbi 40 gradë kanë shkaktuar numrin të sëmurëve të cilët kërkojnë ndihmën e mjekëve. Në spitalin e Fierit ka një fluks të shtuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa mjekët specialist thonë se pacientët të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore janë ata më sëmundje kronike, sidomos personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mjeku Çaushaj apelon të sëmurët që kanë probleme me zemrën të mos lëvizin në kohën e pikut, pasi temperaturat e larta janë armiku kryesor që mund të ndikojë për të cuar këta persona deri edhe në fatalitet.

Gjatë ditëve të fundit fluks të shtuar ka edhe në spitalin pediatrik, ku shkaku kryesor janë virozat dhe helmimet nga ushqimet e ndenjura të cilët u servirën fëmijëve. Problem kryesor janë edhe konsumi i ushqimeve të shpejta të cilat në temperatura të larta ato kalojnë në fazë kontaminimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco