SYRI TV/ Vijojnë vuajtjet e pacientëve në Onkologjik, presin në radhë në temperatura të larta

19:33, 15/07/2024
A+ Aa A-

Vijojnë vuajtjet e pacientëve me sëmundje tumorale në Spitalin Onkologjik. Krahas mungesës së medikamenteve dhe pajisjeve të ndryshme jetëshpëtuese, atyre u duhet të presin me orë të tëra në radhë në temperatura përvëluese. Situata vështirësohet edhe më tepër për pacientët që vijnë nga rrethet dhe u duhet të qëndrojnë gjatë në pritje. Ndërkohë nga pacienët ka pasur ankesa edhe për mungesë të punonjësve në sektorin e informacionit këtë të hënë, çka sipas tyre ka shkaktuar kaos.

Edhe pas publikimit të skandaleve të shumta në Spitalin Onkologjik, duket se sërish institucionet e shëndetësisë nuk kanë reflektuar për marrjen e masave për sigurimin e kushteve më të mira për pacientët me sëmundje tumorale. Krahas mungesës së medikamenteve dhe pajisjeve të ndryshme jetëshpëtuese për këta pacientë, atyre u duhet të presin për orë të tëra në radhë në temperatura përvëluese.

Situata vështirësohet edhe më tepër për pacientët që vijnë nga rrethet, të cilët nuk e marrin dot shërbimin në spitalet rajonale dhe përshkojnë kilometra të tërë për të ardhur në QSUT. I tillë është rasti i kësaj familjeje të ardhur nga Dibra për të kuruar nënën e moshuar 87-vjeçare. Por edhe pse kanë ardhur me referimin nga spitali rajonal, nuk dihet sesa do të zgjasë pritja e tyre në lulishten pranë Spitalit Onkologjik, pasi i vetmi njoftim që morën ishte se ka shumë radhë.

Ndërkohë një tjetër paciente shprehu shqetësimin se në sektorin e informacionit këtë të hënë nuk ndodhej askush, duke krijuar kështu një situatë kaotike në ambientet e Spitalit Onkologjik.

Me problematika të tilla pacientët hasen çdo ditë në spitalet publike të vendit. Por pavarësisht denoncimeve të shumta të bëra publike edhe në media, institucionet shtetërore si Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria, zgjedhin të heshtin përballë skandaleve që i kushtojnë jetën qytetarëve shqiptarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco