E rëndë në Lushnje/ 59-vjeçari vret veten duke pirë fotoksinë

E rëndë në Lushnje/ 59-vjeçari vret veten duke pirë fotoksinë

17:42, 15/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një 59-vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjes, ka konsumuar fotoksinë. Si pasojë, ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, ku ka ndërruar jetë.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco