E rëndë/ Plagoset shqiptari në Greqi, humbi kontrollin dhe u përplas

E rëndë/ Plagoset shqiptari në Greqi, humbi kontrollin dhe u përplas

16:44, 15/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Greqi. Një 42-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident në Mesohor.

Sipas medieve greke, mjeti bujqësor që drejtohej nga 42-vjeçari, u përmbys dhe përfundoi duke u përplasur me një pemë ulliri.

 

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka bërë transportimin e shqiptarit.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, sakaq gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco