Goditi me mjet prerës 29-vjeçarin, arrestohet 69-vjeçari në Malësi të Madhe

Goditi me mjet prerës 29-vjeçarin, arrestohet 69-vjeçari në Malësi të Madhe

10:28, 15/07/2024
A+ Aa A-

Një 69-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ka goditur me mjet prerës një 29-vjeçar. 

"Ditën e djeshme (14 korrik) rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Gj.P.,  ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën," thuhet në njoftimin e policisë.

Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco