Aksidenti/ Plagoset rëndë shqiptari, 42-vjeçari humbi kontrollin e mjetit

Aksidenti/ Plagoset rëndë shqiptari, 42-vjeçari humbi kontrollin e mjetit

09:18, 15/07/2024
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.

Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco