SYRI TV/ Dosja e Onkologjikut i kalon SPAK, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë

18:36, 14/07/2024
A+ Aa A-

Dosja e mjekëve të Spitalit Onkologjik tashmë do të hetohet nga prokuroria e posaçme. Pasi i hetoi për disa muaj dhe i çoi për masa sigurie në Gjykatën e Tiranës, prokuroria Bledar Valikaj ka shpallur moskompetencën për këtë dosje duke ja kaluar SPAK. Bashkë me mjekët, SPAK do të hetojë dhe administratorin e klinikës ‘Megi’ dhe pronarin e një depoje farmaceutike. Por përtej veprimtarisë së mjekëve, SPAK pritet të bëjë dhe një hetim pasuror për ta.

SYRI TV

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e spitalit Onkologjik. Tashmë kjo dosje do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme. Vendimi për moskompetencën është marrë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ja ka kaluar SPAK për hetime më të thelluara duke përfshirë dhe hetimin pasuror.

Mjekët e spitalit Onkologjik deri më tani janë hetuar nga Prokuroria e Tiranës duke i akuzuar për ‘Shpërdorim Detyre’.  Ata dolën para gjykatës ku u njohën dhe me masat e sigurisë por tashmë hetimi për ta do të kryhet nga SPAK.

Bashkë me Edmond Gashin, Brikena Qirjazin, Emiljano Lelën dhe Alketa Ymerin nga SPAK do të hetohen dhe administratori i Klinikës Megis e cila ishte e Edmond Gashit dhe Florian Marku, administrator i një depo farmaceutike.  

Nga hetimi i prokurorisë së Tiranës rezultoi se pacientëve që duhet të merrnin shërbim në spitalin shtetëror u kërkohej të shkonin në klinikën private “Megis”, ku pronar rezulton vetë mjeku Edmond Gashi. Gjithashtu mjekët nuk u jepnin pacientëve dozën e duhur të kurës së përcaktuar dhe ilaçet i nxirrin nga spitali për t’i shitur në farmaci private. Gjithashtu dhe pajisja e blerë e kobaltit nuk ishte vënë në punë. 

Prokuroria e Tiranës thotë se shkeljet u evidentuan dhe në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2022 ku u lanë disa detyra për spitalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco