Aksident në Shkodër- Lezhë/ Makina përplaset me kamionin, dëmtohet pasagjeri

Aksident në Shkodër- Lezhë/ Makina përplaset me kamionin, dëmtohet pasagjeri

16:55, 14/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë një pasagjer i automjetit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 14:20, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen 36 vjeçe, është  përplasur me kamionin me drejtues shtetasin 29 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi E. Gj., (pasagjer) në automjetin që drejtonte 36 vjeçarja , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco